Zyrtare, Perishiq  i Inter transferohet në Angli te Totenhami!

Ivan Perishiq është transferuar edhe zyrtarisht te klubi anglez, Totenham Hotspur.

Kroati me përvojë të madhe do t’i bashkohet klubit londinez më 1 korrik pas skadimit të kontratës së tij me Interin.

33-vjeçari ka nënshkruar me “Spurs” deri në vitin 2024, duke u bashkuar sërish me strategun italian, Antonio Konte.

Perishiq te Interi erdhi verën e vitit 2015 nga ekipi gjerman i Volfsburgut, ndërsa për një vit luajti si i huazuar te Bajerni i Munihut.

Këtë edicion me Interin, kroati ka zhvilluar gjithsej 49 ndeshje, duke realizuar edhe 10 gola, 8 prej të cilëve në ndeshjet e Serie A, ku gjihsej me fanellën “zikaltër” numëron 2018 ndeshje , 49 gola dhe 41 asistime.

Me Perishiq, Totenhami përveç që ka përfituar në cilësi, ka përfituar edhe në përvojë, pasi me kroatin mesfusha e skuadrës nga “Vajt Hart Lejn” do të përfitojë siguri.

Leave a Reply