Talenti shqiptarë, Jakup Berisha mendon për fitoren e Vardarit ndaj Beroe (VIDEO)

Talenti shqiptarë Jakup Berisha, i cili është vetëm 17-vjeçar i ka dhënë fitoren e parë në kuadër të ndeshjeve kontrolluese në Antalia të Turqisë, skuadrës së Vardarit, që sot mundi ekipin bullgar të Beroe me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”.

Ishte pikërisht Berisha ai i cili shënoi golin e fitores në minutën e 60-të, duke kurorëzuar me gol aksionin e “kuqezinjëve” të nisur nga gjysmëfusha.

Jakup Berisha gol ndaj Beroe

TALENTI SHQIPTARË JAKUP BERISHA MENDOI PËR FITOREN E PARË TË VARDARIT NË ANTALIAVARDARI – BEROE 1:0(J. Berisha 60')

Публикувахте от infosport.mk в 23 януари 2018 г.

Brdarovski mjaft mirë nga e djathta harkoi për tokë brenda zonës, ku Berisha u gjind më së miri dhe me të majtën e tij shënoi në rrjetën e skuadrës bullgare.

Ishte kjo ndeshja e dytë për kampionët e vendit, pas asaj disfate ndaj Pahtakor, ndërsa ndeshjen e rradhës “kuqezinjtë” nga Shkupi do ta zhvillojnë me datë 27 janar kundër skuadrës ukrainase të Çernomorets Odesa.

Leave a Reply