Edin Xheko te Çelsi do të fitojë 8 mln euro në sezon

Edin Xheko është veq se më futbollist i Çelsit, ndërsa nga këta të fundit pritet vetëm zyrtarizimi. Agjenti i boshnjakut ka fluturuar drejt Londrës për të përcaktuar detajet e fundit përpara “tymit të bardhë” që gjithsesi, duke patur parasysh impenjimin e mbrëmjes së sotme të Roma-s kundër Sampdoria-s, nuk duhet të mbërrijë përpara të enjtes.

Së bashku me Xheko-n, falë të cilit Roma do të përfitojë një shumë të rëndësishme, do të niset drejt Chelsea-t edhe Emerson Palmieri, i spostuar pas dëmtimit të rëndë dhe blerjes së Kolarov.

Mësohet se Xheko te Çelsi do të përfitojë pagë vjetore 8 milionë euro.

Leave a Reply