Liga ‘D’ e Kombëve: Maqedonia shortohet në grupin e 4, Kosova në të 3-tin!

Shorti që po hidhet për momentin në Lozanë të Zvicrës për Ligën e Kombëve ka nxjerrë grupet për Maqedoninë dhe Kosovën. Të dyja përfaqësueset ndodhen në Ligën ‘D’, me Maqeodoninë që u shortua në grupin e katërt së bashku me Armeninë, Lihteshtajnin dhe Gjibraltarin.

Ndërkohë përfaqësuesja e Kosovës u përfshi në grupin e tretë të Ligës ‘D’ së bashku me Azerbejxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën, përderisa Kombëtarja e Shqipërisë është vënë në grupin e parë të Ligës ‘C’ me Skocinë dhe Izraelin.

Leave a Reply