Vardari humb nga Çernomorec, Iseni humb penalti (VIDEO)

Vardari ka pësuar disfatë minimale në ndeshjen e saj të tretë në kuadër të ndeshjeve kontrolluese që kampionët e vendit po i zhvillojnë në Antalia të Turqisë, njofton “infOSport.mk”. Të besuarit e trajnerit Çedomir Janevski sot për kundërshtarë kishin ekipin ukrainas të Çernomorec, skuadër kjo e cila në fund shënoi fitore minimale 0:1.

Besar Iseni ndaj Çernomorec

SUPER GODITJA E BESAR ISENIT NGA GJUAJTJA E LIRE

Публикувахте от infosport.mk в 27 януари 2018 г.

Ishte kjo një ndeshje në të cilën Vardari krijoi më shumë raste, ndërsa humbën edhe një penalti, të cilën futbollisti shqiptarë, Besar Iseni nuk arriti që ta shndërrojë në gol. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 70-të, ndërsa vetëm një minutë  më herët po i njëjti futbollistë u kanos nga gjuajtja e lirë.

Besar Iseni, penaltia e humbur

PENALTIA E HUMBUR E BESAR ISENIT NDAJ ÇERNOMOREC

Публикувахте от infosport.mk в 27 януари 2018 г.

Iseni këtë ndeshje e nisi si titullar, duke luajtur deri në minutën e 78-të, ndërsa në fillimin e pjesës së dytë besimin e trajnerit Janevski e morri edhe sulmuesi i talentuar shqiptarë, Jakup Berisha, i cili zëvendësoi Dejan Bllazhevskin.

Ndryshe golin e vetëm që u përcoll me shumë polemika, Çernomorec e realizoi në minutën e 53-të përmes Hoblenkos.

Vardari – Çernomorec Odesa 0:1

GOLI I ÇERNOMOREC QË SOLLI EDHE TENSIONE NË NDESHJEN E VARDARIT NDAJ UKRAINASVEVARDARI – ÇERNOMOREC 0:1(Hoblenko 53')

Публикувахте от infosport.mk в 27 януари 2018 г.

Ky i fundit goditi me kokë, ndërsa topi nuk preku rrjetën, ndërsa nga pamjet që shihen nuk është e qartë nëse i njëjti kishte kaluar vijën e golit, apo jo. E paqartë ishte edhe për arbitrat e takimit, të cilëve iu desh një kohë për të menduar dhe në fund për të vendosur se topi kishte kaluar vijën fatale të golit, vendim ky që solli edhe deri te një tollovi mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

Ishte kjo ndeshja e tretë dhe disfata e dytë e Vardarit në kuadër të ndeshjeve kontrolluese në Turqi, pas asaj ndaj Pahtakor. Fitoren e vetme Vardari e regjistroi ndaj bullgarëve të Beroe.

Leave a Reply