Napoli nuk ndalet, Interin e ndëshkon një ish milanist (VIDEO)

Napoli i është kundërpërgjigjur Juventusit, duke e mbyllur me fitore ndeshjen e javës së 22-të në “Serie A”. Skuadra “napolitane” para tifozëve të vetë me rezultatin 3:1 mundi Bolonjan e Xhemailit, i cili sot kishte debutimin e tij pas rikthimit te skuadra italiane nga rradhët e skuadrës kanadeze të Montreal Imapkt.

Ishte pikërisht skuadra e Xhemailit, ajo që shënoi golin e parë në këtë përballje që në minutën e parë me anë të Palasio, mirëpo ishte kjo gjithçka që bënë mysafirët në këtë përballje, pasi në vazhdim Napoli realizoi 3 gola, edhe atë falë fillimisht një autogoli të Mbaje (5’), që më pas në skenë të del Drens Mertens (37’-pen.,59’) me dy gola të shënuar.

Napoli me këtë fitore rikthen pozitën e parë ne renditjen e “Serie A”, me 57 pikë, një më shumë se Juve i vendit të dytë, ndërkohë Interi pas barazimit të sotshëm 1:1 në transfertën ndaj SPAL edhe më shumë po largohet nga titulli i kampionit, ashtu që tashmë “zikaltërit” do të duhet të mendojnë për të rujatur pozitën e katërt në tabelë, në të cilën ndodhen për momentin.

Interi avansoi i pari në këtë përballje falë autogolit të Vicarit në minutën e 48-të, ndërsa Paloski me golin e shënuar në minutën e 90-të i mohoi tre pikët skuadrës “neroaxurre”. Një disfatë të papritur përjetoi edhe Fiorentina në teren vendas nga Verona (1:4), Krotone dhe Kaljari barazuan 1:1, Xhenoa pësoi në teren vendas 0:1 nga Udineze, ndërkohë Torino me rezultatin 3:0 mundi Benevnton.

Leave a Reply