Vardari mundi Pelisterin, vendosi goli i Bllazhevskit (VIDEO)

Vardari ka dalë fitues në ndeshjen derbi të javës së 7-të duke mundur Pelisterin në Manastir, shkruan “infOSport.mk”. Derbin mes dy njohësve të vjetër të futbollit vendor e vendosi një gol i realizuar nga ana e Dejan Bllazhevskit në minutën e 31-të.

Ishte një aksion i bukur i “kuqezinjëve” nga Shkupi, të cilët përmes pasimeve të shumta dhe të sakta me anë të sulmuesit të tyre të krahut shënuan golin e avantazhit, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në këtë derbi ndeshje.

Pelisteri një pjesën e dytë ishte kundërshtarë dukshëm më i mirë se Vardari, duke krijuar shumë raste shënimi para portës së Gaçevskit, i cili në disa raste kishte edhe fatin me vete, që për fat të keq ua ktheu shpinën futbollistëve vendas, të cilët në këtë mënyrë vazhduan krizën e rezultateve, duke pësuar edhe disfatën e tretë me rradhë në kampionat.

Në anën tjetër ishte kjo fitorja e katërt për Vardarin në këtë kampionat, pas 6 ndeshjeve të zhvilluara, duke pasur parasysh se kampionët në fuqi të vendit kanë edhe një ndeshje më pak, atë kundër rivalit lokal, Rabotniçkit.

 

Leave a Reply