Rabotniçki dështon sërish! (VIDEO)

Rabotniçki edhe përkundër faktit se e nisi mbarë ndeshjen ndaj Akademia Pandev, në fund pësoi disfatë, që mund ti kushtojë me shkarkim trajnerit Viktor Trenevski. Në mes javë ky i fundit i shpëtoi shkarkimit, duke iu falënderuar paraqitjes mbresëlënëse të futbollistëve të tij në pjesën e dytë ndaj Pobedës, ku edhe përkundër disavantazhit prej 2:0 që kishin në 45 minutëshin e parë, në fund shënuan fitore me rezultatin 4:2.

Megjithatë kësaj rradhe po të njëjtit futbollist nuk ishin në gjendje për të ruajtur edhe epërsinë e hershme që kishin dhe në fund pësuan 1:2 ndaj skuadrës surprizë këtë edicion në elitën e futbollit vendor, Akademia Pandev.

Fillimi i ndeshjes ishte i furrishëm për vendasit të cilët në minutën e 7-të përfituan një penalti. Portieri mysafir Vujanac startoi ndaj Mile Todorov, teksa arbitri kryesor me plotë të drejtë tregoi në pikën e bardhë.

Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri Kire Markoski, mirëpo gaboi pasi goditja e tij përfundoi jashtë kuadratit.

Megjithatë atë që nuk arriti ta bëjë Markoski, e bëri sulmuesi nigerian Çinedu Çarls, i cili pasi pranoi një top nga ana e Velinov para zonës kundërshtare, ndërsa në manirin e golashënuesve të mëdhenj, pasi kaloi portierin kundërshtarë shënoi për 1:0 në favor të Rabotniçkit.

Mysafirët nga Strumica deri tek barazimi i rezultatit erdhën në minutën e 27-të, kur Jani Atanasov ishte i saktë nga pika e bardhë. Deri në mbyllje të pjesës së parë, Rabotniçki dhe Akademia Pandev krijuan disa raste, mirëpo që asnjë prej tyre nuk përfundoi në rrjetat respektive.

Ata mbetën të paprekura deri në minutën e 70-të, atëherë kur ne skenë doli futbollisti mysafir Aleksandar Mishov, që edhe për herë të dytë arriti që të mposht portierin vendas, Shishkovski.

Ishte ky një dush i vërtetë për futbollistët vendas, të cilët me të gjithë forcat sulmonin dhe kërkonin golin e barazimit, mirëpo pa sukses, pasi në fund rezultati në semafor tregonte 1:2 në favor të Akademia Pandev.

Rastin më të mirë për të shënuar golin e barazimit, e pati futbollisti shqiptarë Florian Kadriu, i cili pasi u lirua mjaft mirë nga kundërshtari i tij në zonën kundërshtare, goditi mjaft mirë, mirëpo shtylla pingule shpëtoi portierin dhe skuadrën mysafire, e cila vazhdon të shkëlqejë në debutimin e saj në mesin e më të mirëve, duke arritur edhe fitoren e katërt këtë edicion, dhe duke u renditur për momentin në pozitën e dytë me 14 pikë, menjëherë pas  Shkëndijës që ka 5 pikë më shumë.

Në anën tjetër  Rabotniçki me vetëm 5 pikë mban pozitën e 8-të në renditjen tabelare, duke konfirmuar në këtë mënyrë krizën nëpër të cilën po kalon kjo skuadër.

Leave a Reply