Sileksi mbron nderin e skuadrave vendase (VIDEO)

Sileksi është skuadra e vetme që mbrojti nderin e skuadrave vendase në ndeshjet e javës së 7-të në elitën e futbollit vendor të zhvilluara gjatë ditës së dielë, shkruan “infOSport.mk”.

Skuadra nga Kratova shënoi fitore minimale 1:0 ndaj Pobedës, duke ndërprerë në këtë mënyrë serinë negative prej 4 disfatave të njëpasnjëshme në kampionat. Ndryshe për fitoren e Sileksit u përkujdes Kristijan Filipovski me një super gol të shënuar nga gjuajtja e lirë në minutën e 52-të.

Falë këtij triumfi Sileksi arriti në kuotën e 9 pikëve, duke u renditur në pozitën e 5-të, teksa Pobeda me 5 pikë pozicionohet në vendin e parafundit të takimit.

Shkëndija me përmbysje arriti deri tek fitorja përballë Skopjes në lagjen Hekurana në Shkup, Vardari doli fitues në derbin ndaj Pelisterit, ndërkohë Rabotniçki në teren vendas u mund nga Akademia Pandev.

Në ndeshjen e vetme të së shtunës, Renova dhe Shkupi laujtën baraz pa gola.

Pas 7 xhirove Shkëndija me 19 pikë me plotë meritë kryeson renditjen tabelare, duke lënë pas vetes surprizën e këtij kampionati, Akademia Pandev, që ka grumbulluar 14 pikë. Kampionët në fuqi të Vardarit me një ndeshje më pak dhe 13 pikë të tubuara renditen në pozitën e katërt, duke lënë pas vetes Shkupin e Ardian Nuhiut që në 7 xhirot e para ka tubuar 11 pikë, teksa Sileksi dhe Pelisteri me 9, gjegjësisht 8 pikë mbajnë pozitat 5 dhe 6.

Renova që ka vetëm një fitore, 3 barazime dhe 3 disfata me 6 pikë pozicionohet në vendin e 7-të, para Rabotniçkit dhe Pobedës në pozitat 8 dhe 9 që kanë nga 5 pikë, teksa Skopje mban fenerin me vetëm 3 pikë të tubuara.


RENDITJA TABELARE PAS 7 XHIROVE NË LPFM


 

Leave a Reply