Futsal Shkupi e nis me këmbë të mbarë

Futsal Shkupi e ka nisur me këmbë të mbarë sezonin e ri në elitën e futsalit vendor, shkruan “infOSport.mk”. Ekipi i drejtuar nga ana e trajnerit Zoran  Lekiq në takimin e parë të sezonit të ri mundi ekipin e KMF Kratovës me rezultatin 3:1.

Gjithçka në këtë ndeshje foli në anën e “bardhekaltërve” nga Çairi, të cilët në asnjë moment nuk e vunë në dilemë fitoren.

Ishte njëri prej tre përforcimeve të kësaj vere,  Skender Kovaçi ai i cili paralajmëroi fitoren e Futsal Shkupit, ndërsa nuk vonoi shumë dhe Bejtulla Jakupi realizoi edhe golin e dytë. Mysafirët nga Kratova ngushtuan rezultatin nga pika e bardhë gjatë pjesës së parë,  teksa në pjesën e dytë golin e tretë dhe të fundit për Futsal Shkupin e realizoi Nikolla Dimovski.

Në ndeshjen e javës së dytë Futsal Shkupi si mysafir do të përballet me Juventus Seravën, skuadër kjo e cila dy ditë më parë u mposht në transfertën në Shtip ndaj Astibos.

 

Leave a Reply