Shkëndija kthehet kokë lartë nga Shkupi (VIDEO)

Shkëndija ka arritur fitore më se të merituar në terenin e vështirë për lojë në lagjen “Hekurana” përballë Skopjes, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija shënoi fitore me reuzltatin 2:1, edhe atë duke bërë kthesë të rezultatit, pas epërsisë së përkohshme të Skopjes.

Shkëndija u kanos më konkretisht në minutën e 15-të kur Ardian Cuculi tentoi me kokë nga brendia e zonës pas një rivënie nga këndi të ekzekutuar nga Besart Ibraimi. Dënimi “kuqezinjtë” i arriti vetëm 5 minuta më pas, kur Filip Mishevski ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje  dënimi, duke mposhtur portierin Kostadin Zahov.

Ky gol vetëm sa shpeshtoi sulmet e Shkëndijës, mirëpo tentativat e Hasanit, Ibraimit dhe Eminit nuk gjenin rrugën e duhur.

Kapiteni Hasani pas kombinimit të dyfishtë me Bazhe Todorovskin në minutën e 35-të ishte shumë afër barazimit, mirëpo goditja e tij me kokë për disa centimetra përfundoi për rreth shtyllës.

Ky rast i qindpërqindtë i pa realizuar ishte një paralajmërim për golin e barazimit të shënuar nga ana e Besart Ibraimit në minutën e 39-të.

Bomberi kërçovar realizoi një super gol, kur me mjaft mjeshtëri përfitoi hapësirën e duhur në zonën kundërshtare dhe me një goditje të fuqishme shënoi për 1:1.

Ishte ky rezultati i pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë Skopje vendosi të mbrohej, ndërsa në anën tjetër Shkëndija me çdo kusht kërkonte golin e fitores, i cili erdhi 10 minuta para fundit të takimit.

Besart Abdurrahimi vetëm disa sekonda pas inkuadrimit në lojë përfitoi një top në anën e majtë, ku me të parën harkoi në zonën kundërshtare, ku më së miri u gjind kapiteni Hasani dhe nga afërisa shënoi për 1:2.

Ishte ky goli i nokautit për vendasit, të cilët nuk ja arritën qëllimit që të ndalin edhe një skuadër të madhe, siç bënë me Vardarin kur barazuan me rezultatin 1:1.

Për Shkëndijën ishte kjo fitorja e 6-të pas 7 xhirove të zhvilluara, duke kryesuar me meritë tabelën e klasifikimit me 19 pikë, 5 më shumë se Akademia Pandevi i vendit të dytë që mundi në transfertë Rabotniçkin, teksa Vardari renditet vetëm në pozitën e tretë me 13 pikë.

 

Leave a Reply