ZYRTARE: Bylbyl Sokoli trajner i ri i Ferizajit

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, i cili gjatë karrierës së tij si trajner kishte udhëhequr edhe skuadra në Ligën e Parë të Maqedonisë, si Renovën, Bashkimin dhe Milanon, është emëruar trajner i ri i skuadrës së Ferizajit.

Lajmin e kanë konfirmuar vetë drejtuesit e klubit feriajaz, të cilët paralajmëruan se me Sokolin në krye ditëve në vijim te kjo skuadër pritet të vijnë edhe përforcime të reja.

Ferizaji që garon në Ligën e Parë të Kosovës, stinorin vjeshtor e mbylli në pozitën e 5-të, ndërsa me Sokolin në krye shpresojnë se të futen në garë për vendet e para dhe të tentojnë rikthimin në Superligën e Kosovës.

Leave a Reply