Blihet edhe lojtari i parë me “bitcoin”

Në Turqi është regjistruar edhe futbollisti i parë që blihet me kriptmonedhë. Omer Faruk Kiroglu u pagua me 0.0524 Bitcoin (438 euro) dhe 2,500 lira turke (530 euro) për të kaluar në Harunustapor, skuadër kjo që garon në Grupin B të Divizionit të Parë “Sakarya”.

“E bëmë vetëm që të njihemi në vend dhe në botë”, tha kryetari i klubit Haldun Sehit për CNN Turk.

Leave a Reply