Eto largohet nga Antalyaspor, për t’u bashkuar me Konjasporin

Samuel Eto është larguar nga skuadra turke e Antalyasporit, duke zgjidhur konsensualisht çështjen e kontratës. Lajmin e kanë bërë të ditur vet klubi i Antalyasporit, duke u përshëndetur kështu me kamerunasin që për ta ka zhvilluar 77 ndeshje dhe ka realizuar 44 gola.

Gjithsesi, ish futbollisti i Barçës dhe Interit do të vijojë të qëndrojë në Turqi, pasi ka marrë një tjetër ofertë nga kampionatin atje. Mediet turke raportojnë se Eto është shumë pranë nënshkrimit me skuadrën e Konyasporit, të një kontrate prej 1 viti e gjysmë.

Kamerunasi ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, fillimisht me Barcelonën nën urdhrat e Guardiolës dhe më pas me Interin e Murinjos, ku fituan gjithçka të mundshme.

Leave a Reply