Godet Milani, dy super transferime brenda ditës

Skuadra e Milanit nuk ka të ndalur. Pas zyrtarizimeve me Musakio dhe Kesie, drejtuesit e rinj kinez në një afat brenda 24 orëve kanë bërë edhe dy goditje të tjera. “Kuq e Zi” sezonin e ri futbollistik pritet të jenë edhe zvicerani Rodrigez, i cili të martën zbarkoi në Milano, ku veçmë gjatë ditës së sotme pritet të ju nënshtrohet vizitave mjekësore.

Mirëpo kjo nuk është e tëra, pasi në orët e fundit të së martës, Milani arriti një tjetër akord për tansferimin e Lukas Bilia në “San Siro”. Mediat italiane raportojnë se klubi kuqezi ka arritur akordin me Lacion për të transferuar në Milano mesfushorin argjentinas që kërkohej me ngulm nga trajneri, Montella.

Ky transferim Milanit do ti kushtojë plotë 25 milion euro, ndërsa gjithnjë sipas mediave italiane, paga vjetore që 31-vjeçari Bilia do të përfitojë te Milani kap shifrën prej 3 milionë eurove plus bonuset.

Lukas Bilia me Milanin pritet të nënshkruaj kontratë tre vjeçare.

Leave a Reply