Flamurtari prezanton blerjen më të re nga Lacio

Skuadra e Flamurtarit gjatë ditës së sotme ka prezantuar blerjen e saj më të fundit të merkatos së janarit. Siç ju informuam gjatë ditës së djeshme, bëhet fjalë për sulmuesin 22-vjeçar, Mamadou Tounkara, i cili 6 muajt e ardhshëm si i huazuar nga rradhët e Lacios, do të mbroj ngjyrat e skuadrës vlonjate.

Sulmuesi senegalez me pasaportë spanjolle do të vihet nën urdhërat e trajneri Shpëtim Duro menjëherë, ndërsa që nga ndeshja e rradhës do të ketë të drejtën e paraqitjes.

Ka qenë edhe vetë klubi vlonjat që ka njoftuar për këtë marrëveshje, nëpërmjet një postimi në “Facebook”.

Sulmuesi i cili ka dalë nga shkolla e Barcelonës, përveç me Lacion gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Salernitanën dhe Krotonen.

Leave a Reply