Hose Murinjo: Junajtedi lufton për vendin e 2-të, Siti fiton titullin!

Trajneri i Mançester Junajtedit, Hose Murinjo është dorëzuar, duke pranuar se ekipi i tij në ndeshjet e mbetura të sezonit do të luftojë për vendin e dytë, pasi titulli do të shkojë në duart e futbollistëve të Sitit.

15 pikë është diferenca në renditje mes skuadrës së Guardiolës dhe Djajëve dhe kur mbeten edhe 13 javë deri në fund të kampionat, Special One e shikon si të pamundur rikuperimin e një diference të tillë.

Në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Huddersfield Toun, Mourinjo theksoi se Junajted duhet të provojë ta mbyllë sezonin në vendin e 2-të pozicion të  cilin e mban gjatë gjithë sezonit. Beteja është e hapur për vendin e 2-të të 3-të, të 4-t, të 5-të dhe të 6-të, sepse për vendin e parë çështja është mbyllur shtoi më pas, trajneri luzitan.

Leave a Reply