Lais Asani, preshevari që dëshiron të luaj për St.Gallen dhe që ëndërron të bëhet si Ronaldinjo

Ky që shihni në foto është  djali nga  Lugina e Preshevës,  Lais Asani i lindur në  Zvicër. Ka  filluar të merret me futboll që në moshën  6 vjeçare dhe ushtron  tre  herë  në  javë.  Pra  futbolli i fle në zemër Laisit, i  cili  luan mesfushor  për  klubin e  futbollit Herisau në grupmoshat “A-Junior”.

Joel Gämpi dhe ndihmës trajneri  Vasfi Demirci, janë ata  ate cilët  ushtrojnë djalin preshevar me nënshtetesi  zviceriane, por që kurrë nuk e harron vendlindjen  e  të  parëve.  Laisi flet rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe thotë se  çdo herë në pushimet e shkollës shkon  në Preshevën  e tij për  ti  vizituar familjarët.

Laisit  gjithnjë  i  ka pëlqyer  ky  lloj sporti dhe  i  jep shumë  kënaqësi  kur luan në fushë. I ndjek rregullisht të gjitha ndeshjet dhe se idhulli i tij është Ronaldinjo.

Viti 2017 ka qënë  nje vit mjaft i suksesshëm  për  Laisin, sepse ai  gjatë gjithë sezonit ka bërë  32 gola. Synimet e ti janë që  të arrijë aty ku janë yjet e futbollit shqiptar  si Taulant Xhaka  dhe Xherdan Shaqiri.

Vogëlushi ndjek mësimet  në  klasën e dytë në shkollen  fillore  në qytetin ku jeton  Herisau. Ai  gjatë kohës së  lirë  ju  flet moshatarëve  të tij  për futbollin  dhe  anët  pozitive  që  ka, me qëllim që ti bashkangjiten  dhe  të ushtrojnë  me të.

Duke parë aftësitë e tij në futboll, atij  i ka ardhur një ftesë  prej një klubi tjetër më të madh siç  është klubi i futbollit, Sent Gallen.

Të mos harrojmë se Laisi vjen prej një familje preshevare me tradita kombëtare. Prindërit e tij babai Erolli dhe nëna Vjollca krenohen me djalin e tyre që shumë shpejt po hapëron  në futboll. Ata shpresojnë më të mirën  dhe  se klubi i futbollit Sent Gallen do jetë klubi i tij në të ardhmen.

Duhet të presim datën 3 Mars dhe të shohim se për cilën skuadër në Zvicër do të vendos të luaj Lais Asani, një emër të cilin nuk duhet anashkaluar, pasi cilësitë e tij dhe talenti që ka ky djalosh premtojnë shumë për në të ardhmen.

Leave a Reply