Husein Demiri i FC Shkupit huazohet te Vëllazërimi

Sulmuesi i FC Shkupit, Husein Demiri 6 muajt e ardhshëm në formë huazimi do ti zhvillojë te skuadra e Vëllazërimit nga Kërçova.

Shkupjani 22 vjeçar, i cili pjesë e Shkupit është që nga sezoni 2015/16, gjatë stinorit pranveror u paraqit në 14 ndeshje me fanellën e FC Shkupit, mirëpo që në të gjitha ishte inkuadruar si zëvendësim, duke realizuar edhe një gol.

Ndryshe me fanellën e FC Shkupit, Demiri ka zhvilluar gjithsej 55 ndeshje, duke realizuar edhe 5 gola, ndërsa nga tabori i skuadrës kërçovare besojnë se me të në formacion skuadra e tyre ka përfituar dukshëm në repartin e sulmit, ku presin shumë gola, me të cilët do të pretendojnë inkaaudrimin në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.

Demiri ishte pjesë e stërvitjeve të skuadrës nga Çairi në Antalia të Turqisë, ndërsa tashmë pritet që ti bashkohet skuadrës së tij të re në Durrës, atje ku Vëllazërimi po kryen fazën kryesore të përgatitjeve para fillimit të stinorot pranveror.

Husein Demiri debutimin e tij me fanellën e Vëllazërimit pritet ta ketë përballë Gostivarit, një super ndeshje kjo midis dy skuadrave të para në renditje që pjesën e parë të sezonit aktual e mbyllën me nga 25 pikë.

 

 

Leave a Reply