Kikboksieri Florian Marku do të zhvillojë ndeshje në Shqipëri

Kikboksieri shqiptarë Florian Marku ka arritur të mposhtë boshnjakun Xhevad Mutfiq në Linz të Austrisë. Sekondat e para të duelit ishin të vështira për shqiptarin, i cili u gjend në vështirësi për një kapje të kundërshtarit, me këtë të fundit që pretendoi për një dorëzim të Markut.

Gjyqtari vazhdoi ndeshjen me Markun që lëshoi disa goditje të fortë në fytyrë boshnjakut, që më pas nuk vonoi as dorëzimi i tij, duke i dhënë fitoren kështu shqiptarit. Për Markun kjo ishte fitorja e tretë në Kikboks, ndërsa pas triumfit ai ka deklaruar se ndeshjen e radhës do ta zhvillojë në Shqipëri.

Leave a Reply