FC Shkupi vjen me një super goditje në orët e fundit të merkatos

Kur kanë mbetur vetëm edhe pak orë deri në mbylljen zyrtare të merkatos së janarit në elitën e fitbollit vendor, drejtuesit e FC Shkupit po punojnë në angazhimin e një super përforcimi në mbrojtje, aty ku edhe ka nevojë.

Burime të afërta me “infOSport.mk” bëjnë me dije se “bardhekaltërit” nga Çairi janë shumë fare pranë arritjes së akordit me një qendërmbrojtës austriak, që pas vetes ka një karrierë shumë të bujshme futbollistike.

Kësisoj drejtuesit e FC Shkupit do të plotësonin zbraztirën e krijuar në qendër të mbrojtjes, pas largimit të Sedat Berishës, i cili vendosi që karrierën e tij ta vazhdojë në Superligën shqiptare te skuadra e Vllaznisë.

Pak orë më parë drejtuesit e FC Shkupit arritën të bindin edhe mbrojtësin e talentuar Besart Krivanjeva për të vazhduar kontratën deri në vitin 2021, ndërsa nëse gjithçka do të shkojë në rregull lidhur me dokumentacionin e futbollistit austriak, atëherë numri i përgjitshëm i përforcimeve të reja te skuadra nga Çairi do të shkonte në 8-të.

Rikujtojmë FC Shkupi gjatë këtij afati kalimtar transferoi, Ljamçevskin, Ilijoskin, Brojan, Vujçiçin, Ndong, Ondo dhe Emre Xhan.

Leave a Reply