Krivanjeva i mbetet besnik FC Shkupit

Futbollisti 21 vjeçar dhe anëtar i reprezentacionit të Maqedonisë U21, Besart Krivanjeva ka vazhduar kontratën me FC Shkupin deri në vitin 2021.

Mbrojtësi i ri dhe me shumë perspektivë sot ka arritur të akordin me kryesinë e klubit, për të mbetur në Çair edhe për së paku 3 vjet e gjysmë.

Duke marrë parasysh se Shkupi po rikthehet në një nga skuadrat më të mira në vend, pa hezitim e kam pranuar ofertën e re të klubit dhe besoj se si në vazhdim të kampionatit por edhe gjatë sezoneve të ardhshme, do të jap maksimumin për fanellën e skuadrës së Shkupit”, – është shprehur Krivanjeva.

Qendër mbrojtësi Besart Krivanjeva me ekipin e FC Shkupit është bashkuar që nga sezoni 2016/17 duke ardhur nga ekipi i FK Metalurg dhe është një nga shtyllat kryesore në repartin e mbrojtjes.

Leave a Reply