Përplasja e frikshme e skiatorit rus në LOD (Video)

Skiatori rus Pavel Trikhichev humbi ekuilibrin gjatë konkurrimit të tij në garën e “Super G” në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore, me ç’rast u përplas me një shpejtësi të madhe në rrethimin e pistës. Ai u përplas me një nga portat, dhe pasi humbi skinë e majtë, duke u rrokullisur shkoi drejt e në rrjetën mbrojtëse.

Trikhichev për disa çaste qëndroi i shtrirë në borë, teksa shihej se fytyra e tij ishte e gjakosur. Fati i mirë nga e gjithë kjo doli të jetë se 25-vjeçari nuk kishte pësuar ndonjë lëndim të rëndë, edhe pse pamjet e para, sidomos pas gjakosjes në fytyrë frikësuan ekipin garues rus.

Leave a Reply