“Fight Night in der Crosshalle”, ja nga ku mund të rezervoni tiketa

Vetëm edhe një javë na ndajnë deri tek evenimenti i madh sportiv “Fight Night in der Crosshalle“ ku organizator janë Federata e re “New Generation Team“.

Organizatoret po punojnë maksimalisht që asgjë mos të ketë mangësi, madje të njëjtit po kontaktohen edhe nga shume media por edhe afaristë që dëshirojnë të mbështesin këtë spektakël, që planifikohet të jetë tradicional. Kështu,  për të gjithë ata që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij eventi, mund nga tani të bëjnë edhe rezervimin në linkun që do paraqesim në fund të tekstit, ku cekim se vendet janë të limituara, andaj mos nguroni rezervoni nga tani. Cekim se ky aktivitet do zhvillohet më 24 shkurt në Bazel dhe do të jetë zhvillohet evenimenti i parë nga pesë sa janë paraparë në vit.

Pra katër turne do jenë kualifikuese dhe të gjithë do luftojnë për të arritur deri tek ajo finale që do zhvillohet në Bazel më 27.10.2018 ku edhe do kemi ndeshje për titull. Kështu vendi i parë do fitojë deri më 10.000 franga, i dyti 5000 kurse i treti 2000 franga. Në të njëjtit turne do ketë edhe luftime të klasit A (profi) në K1. Një pjesë nga buxheti i fituar do jepet edhe për ndihma sociale, atje ku ka nevojë”, thonë organizatorët, duke shtuar se në aktivitetin e parë do ketë luftëtar nga Anglia, Italia, Gjermania, Hungaria, Zvicra, Franca, Maqedonia e tjerë. Qëllimi tjetër i këtij turneu është edhe mbështetja ndaj gjeneratave të reja që për një moment edhe ata të mund ti tregojnë aftësitë e tyre luftarake. Cekim se në këtë ngjarje do garojnë edhe dy kikboksier shqiptar, Mersim Zeqiri dhe Urim Saiti.

Këtu mund të rezervoni tiketat e juaja:
https://v3.ticketino.com/v3/de/Event/Fight-Night/71374

Leave a Reply