Felipe: Të japim më të mirën nga vetja

Braziliani i Vardarit dhe njëri ndër futbollistët më të mirë në elitën e futbollit vendor, Huan Felipe pret një ndeshje të vështirë sonte në “Anoeta” përballë Real Sociedadit, ndeshje kjo e vlefshme për grupin “L” të Liga Evropa.

Mirëpo edhe përkundër këtin fakti, Felipe thotë se Vardari nuk do të dorëzohet para kohe dhe se në Spanjë do të japin më të mirën nga vetja, për ti ikur një debakli të tillë siç e pësuan në Shkup.

“Është më se e vërtetë se na pret një ndeshje shumë e vështirë. Sociedadi ka një skuadër shumë kualitative. Jemi të vetëdijshëm se me kë luajmë, mirëpo mund të them se do të japim më të mirën nga vetja dhe se do mundohemi ti surprizojmë ata. Ndodhemi në një situatë të vështirë. Gjëja e vetme që mund të bëjmë, është që ta japim më të mirën nga vetja dhe në fund të nxjerrim rezultatin më të favorshëm” – tha Felipe.

Rikujtojmë braziliani është futbollisti i vetëm që ka shënuar këtë edicion për Vardarin në ndeshjet e Liga Evropa. Felipe realizoi golin e vetëm në disfatën 3:1 ndaj Rosenborgut në Trondajm. Mbetet të shihet nëse i njëjti do të bëjë një gjë të tillë edhe sonte në “Anoeta”, kur me fillim në ora 21:05 minuta do të startojë ndeshja e xhiros së katërt ndërmjet Real Sociedadit dhe Vardarit.

Leave a Reply