Një super portier dhe një super gol i dhanë fitoren Dortmundit (VIDEO)

Borusia e Dortmundit ka shënuar fitore minimale 1:0 në transfertën e javës së 23-të kundër Borusia Menhengladbahut, duke u rikthyer në këtë mënyrë në pozitën e dytë ne renditje, njofton “infOSport.mk”.

Marko Rojsh realizoi një super gol në minutën e 32-të, mirëpo megjithatë reprezentuesi gjerman nuk ishte heroi i “milionerëve” në këtë mbrëmje.

Kjo pasi një paraqitje të madhe bëri portieri Roman Burki, i cili shpëtoi gjithçka që ishte e mundur. Në princip portieri zviceran nuk ishte ndër lojtarët më të mirë te Dortmundi, pasi në disa raste gjatë këtij sezoni pranonte gola për shkak gabimeve të tij. Megjithatë sonte Burku u tregua i “hekurt” në portën e tij. Ai ndali të gjithë 11 goditjet brenda kuadratit të portës së tij, teksa në anën tjetër bashkëlojtarët e tij qëlluan kuadratin në vetëm dy raste, që në fund u tregua si e mjaftueshme për tre pikë të reja të Borusia Dortmundit.

Gladbahu në këtë ndeshje ishte kundërshtarë më i mirë në fushë, mirëpo nuk arriti të paktën të shënojë një gol. Ishte kjo disfata e katërt e njëpasnjëshme për Borusinë e Menhengladbahut, ashtu që nuk është për tu habitur nëse drejtuesit e skuadrës marrin vendim për të shkarkuar trajnerin Diter Heking.

Dortmundi në anën tjetër nuk njeh disfatë në 8 ndeshje me rradhë, duke rikthyer kështu buzëqeshjen në “Sinaj Iduna Park”.

Me po të njëjtin rezultat fitore në ndeshjet e sotme kishte shënuar edhe Shtutgarti në transfertën ndaj Augsburgut. Autorë i golit të vetëm për mysafirët në këtë ndeshje ishte Mario Gomez në minutën e 27-të.

Leave a Reply