Çelzi me dy mungesa të rëndësishme ndaj Barcelonës

Futbollistët e Çelzit po stërviten intensivisht për përballjen e madhe ndaj Barcelonës në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Europian. Trajneri i “bluve” të Londrës, Antonio Konte për këtë ndeshje shumë të rëndësishme  nuk do të ketë në dispozicion dy mesfushorët difenziv, Bakajoko dhe David Luiz, ndërsa pritet që Markos Alonso të rikthehet nga dëmtimi.

Ndërkohë që Barça ka besim te grupi i saj, pasi po bën një sezon mjaft të mbarë në La Liga deri më tani.

Në ndeshjen e së shtunës “katalunasit” në transfertë me rezultatin 0:2 mundën Eibarin, duke përforcuar në këtë mënyrë kreun në renditje.

Me fitore fundjavën e mbylli edhe Çelzi, që mundën Hull Sitin në kuadër të FA Kupës angleze, teksa gjithashtu shënuan fitore në ndeshjen e fundit kampionale kundër Uest Bromuiç Albionit (3:0).

Megjithatë, rivali në Ligën e Kampionëve Europian do t’ja vështirësojë paksa punën, edhe pse ndeshjet mes këtyre dy skuadrave viteve të fundit në ligën më prestigjioze europiane kanë sjellë shumë paqartësi dhe emocione të shumta.

Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave zhvillohet të martën në “Stemford Brixh” me fillim në ora 20:45.

Leave a Reply