Juve fitoi derbin e Torinos, por humbi dy futbollistë të rëndësishëm

Fitorja e Juventusit në derbin e Torinos kishte një kosto të lartë, pasi në fundin e saj të dëmtuar dolën Higuain dhe Bernardeski.

Sulmuesi argjentinas la fushën e lojës për shkak të një përplasje me portierin e Torinos,  Sirigu, pas së cilës është konstatuar një dëmtim në kavilje. Argjentinasi u largua dike çaluar dhe dyshohet se do të mungojë në takimin e kësaj fundjave me Atalantën në “Serie A”.

Më e rëndë duket situata për fantazistin italian, që në derbi zëvendësoi pikërisht Higuain dhe ndër të tjera dhe assist për golin e fitores. Bernarderski ka dëmtuar gjurin, ashtu që informacionet e para flasin për një mungesë të tij nga fushat e futbollit për rreth një muaj.

 

Leave a Reply