NBA All Star Game, Lebron Xhejms mund Stefen Kerin dhe shpallet më i miri i mbrëmjes

Lebron Xhejms merr një lloj revanshi ndaj Stefan Keri për titullin kampion në NBA, të humbur sezonin e kaluar.

Në “Stejpëlls Center” të Los Anxhelesit, skuadra e yllit të Klivlendit fitoi sfidën spektakolare të “All Star Game” kundrejt asaj të Kerit me rezultatin 148:145.

Ishte një sfidë që e përcaktoi vetëm në sekondat e fundit fituesen e saj dhe ajo rezultoi të ishte Skuadra LeBron Xhejms.

Minutat e para të ndeshjes ishin të qeta dhe me një ritëm të ulët të lojës, pasi skuadrat tentuan që të mbroheshin ndërkohë që pati edhe sulme të humbura prej tyre. Por me kalimin e minutave të dyja ekipet gjetën ritmin në lojën e tyre, mbrojtja ra në plan të dytë, siç ndodh gjithnjë në All Star Game dhe sfida filloi të bëhëj gjithnjë e më shumë spektakolare.

Në parket u panë aksione fantastike, ndërkohë që u shënuan edhe një sërë gjuajtjesh të sakta për tre pikë. Rivaliteti ishte i madh me ekipet që luftonin për çdo pikë, por pjesa e parë u mbyll me avantazhin e skuadrës së Keri 78:76.

Edhe pas pushimit të sfidës rivaliteti në parket ishte i madh edhe pse në mesin e periudhës së katërt, skuadra e Keritu shkëput me 11 pikë kundrejt asaj të Xhejms, por kjo e fundit reagoi dhe mori avantazhin kur kishin mbetur 34 sekonda nga fundi i ndeshjes pikërish falë yllit të Klivlend Kavaliers.

Dy pikët e tjera nga Uestbruk i dhanë avantazhin prej 3 pikësh skuadrës së Xhejms që më pas bëri një mbrojtje fantastike ndaj Kerit në tentativën e këtij të fundit në gjuajtjen për 3 pikë duke fituar të gjithë ndeshjen.

Në fund të sfidës LeBron Xhejms u shpall lojtari më i mirë i kësaj sfide me 29 pikë të shënuara, 10 topa në tabelë dhe 8 asistime.

Leave a Reply