Meçkarovski do të referojë të mërkurën në derbin Vardari-Shkëndija

Vardari dhe Shkëndija të mërkurën do të përballen ndërmjet veti në ndeshjen e parë të çerekfinales në Kupën e Maqedonisë. Për këtë sfidë është përcaktuar Dimitar Meçkarovski për të ndarë drejtësinë, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Goce Petrovski dhe Igor Shirilov.

Arbitri i katërt do të jetë Nikola Kostençev. Takimi Vardari-Shkëndija luhet të mërkurën në “Gjorçe Petrov” duke filluar nga ora 14:00.

Leave a Reply