Valencia rikthen Kondogbian te Interi

Valencia do të rikthejë Zhofri Kondogbian te Interi në fund të këtij sezoni, njoftojnë mediat spanjolle, përcjellë “infOSport.mk”.

Mesfushori francez te skuadra nga “Mestalja” po luan në formë huazimi nga rradhët e Interit. Ai me paraqitjet e tij ka rënë në sy të mirë te Valencia, për të cilën skuadër në 20 ndeshje ka regjistruar 3 gola dhe një asist.

Skuadra e Valencias ka opcionin për të blerë kartonin e Kondogbias në fund të sezonit për shumën e 25 milion eurove, mirëpo “Marca” në numrin e saj të sotshëm shkruan se kjo shifër është e papërballueshme për skuadrën nga “Mestalja”, edhe nëse kjo e fundit do të siguronte një vend në Ligën e Kampionëve për edicionin e ardhshëm.

Aktualisht Valencia ndodhet në vendin e tretë me 46 pikë, një më shumë se Reali i vendit të katërt.

Leave a Reply