Futsal, Bozhoviç fton tre lojtarë të Shkupit në përfaqësuesen e Maqedonisë!

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futsal me 3 dhe 4 mars do të jetë pjesëmarrëse e turneut “Adem Jashari” në Kosovë, ku përveç tyre dhe nikoqirëve të përfaqësueses së Kosovës do të marrin pjesë edhe Kombëtarja e Shqipërisë si dhe ajo e Maltës.

Burime të “infOSport.mk” mësojnë se seleksionuesi Ivan Bozhoviç për këtë turne ka ftuar tre lojtarë nga rradhët e Futsal Shkupit, skuadër kjo e cila edhe këtë vit kryeson në renditjen tabelare përballë rivalëve të tyre të Velesit. Pikërisht nga kjo e fundit si zakonisht pritet të jenë edhe pjesa më e madhe e lojtarëve të ftuar, ndërsa sa u përket emrave të skuadrës së Futsal Shkupit, bëhet fjalë për bomberin Erkan Seferi, tetovarin Ismet Ceka si dhe për kumanovarin, Ylber Alili, për shërbimet e të cilit gjithashtu mësojmë se kanë shfaqur interes edhe nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Listën zyrtare të lojtarëve të ftuar për turneun që do të mbahet në Prishtinë, trajneri Ivan Bozhoviç pritet ta bëjë publik ditëve në vijim.

Leave a Reply