Hysaj me Napolin e tij përshëndeten me Liga Europa (VIDEO)

Napoli është eliminuar që në fazën e parë eliminuese të Liga Europa, edhe përkundër fitores së sontshme 0:2 në transfertën ndaj Lajpcigut, duke pasur parasysh se skuadra gjermane në ndeshjen e parë në “Sao Paolo” në Napoli kishte mundur skuadrën italiane me rezultatin 1:3.  Pikërisht golat më shumë të shënuar në transfertë i mundësuan skuadrës gjermane që të kalojë në fazën e 1/8 së finales, edhe pse 5 minutat e fundit për ekipin e Lajpcigut ishin të zjarrta, atëherë kur “napolitanët” kërkonin edhe golin e tretë të kualifikimit, por që nuk e gjetën dot.

Në minutën e 33, Zielinski shënoi golin e parë dhe të vetëm gjatë pjesës së parë, teksa Insinje futi në lojë për pak minuta ekipin e Napolit, teksa shënoi golin e dytë në minutën e 86 të takimit.

Mbrojtësi i Kombëtares Hysaj, është aktivizuar në këtë ndeshje në minutën e 68-të, duke zënë vendin e Marko Ruit.

Tashmë Elseid Hysaj me Napolin e tij në tërësi do të përqëndrohen në kampionatin italian, ku aktualisht udhëheq vallën para Juventusit, pasi përveç eliminimit nga Liga Europa, ata u eliminuan më herët edhe nga Kupa e Italisë.

Leave a Reply