Skuadra e Lacios ka shkatërruar me rezultatin 5:1 rumunët e Steaua Bukureshtit, duke përmbysur kështu fitoren minimale (1:0) të rumunëve nga ndeshja e një jave më parë në Bukuresht.
Skuadra nga kryeqendra italiane e gardianit shqiptarë, Thomas Strakosha, çështjen e udhëtuesit për në fazën e 1/8 së finales e zgjodhi që gjatë 45 minutave të para kur avansoi me rezultatin 3:0.
I zakonshmi Immobile në këtë pjesë ërealizoi dy gola (7’, 43’), teksa një gol tjetër shtoi edhe rezervisti Bastos (35’), i cili në minutën e 26-të zëvendësoi Kaseres.
Gjatë pjesës së dytë “lacialët” në minutën e 51-të pas një goditje nga jashtë zone të brazilianit Felipe Anderson katërfishuan epërsinë e tyre, teksa Immobile me golin e shënuar në minutën e 72-të, rrumbullaksoi “hat-trikun” e tij, duke shënuar edhe golin e pestë për Lacion. Golin e nderit mysafirët e realizuan ën minutën e 82-të me anë të Gnohere, që në fund vlejti vetëm për statistikë.