Muharrem Hasani MUKI pas dy vjet “pushim” u rikthehet ndeshjeve të K1

Muharrem Hasani MUKI, pas një muaji, me 24 Mars, do të rikthehet për ndeshjen e parë pas dy vjetesh pauzë sportin e Thai Kik Boksit, përcjellin RadioVala dhe Albsport.ch.

Edhe për përskaj pauzës, MUKI nuk është ndalur me stërvitjet, rikthimin e pret i përgatitur.

“Faleminderit për interesimin tuaj. Përgatitjet po shkojne mjaftë mirë dhe po ndjehem mjaftë i përgatitur, ushtrimet nuk i kam ndalur edhe pas dy vitesh pauze. Meçi do te zhvillohet me datën 24 Mars dhe mendoj se deri atehëre do jem i gatshëm per ndeshjen që më pret”, – tha Muharrem Hasani, në prononcimin Ekskluziv për Radio Vala dhe Albsport.ch.

Mbrëmjet e luftërave do të zhvillohen në Volketswil.

Leave a Reply