Van Persi me golin e tij №300 në karrierë ndihmoi Fejenordin për të siguruar finalen (VIDEO)

Veterani Robin Van Persi ka shënuar golin e tij №300 në karrierë, duke ndihmuar Fejenordin për të kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Holandës.

Ish ylli i Arsenalit, Mançester Junajtedit dhe Fenerbahçes shënoi golin e dytë në fitoren 3:0 ndaj Villem II në gjysmëfinale, ndërsa përveç tij për Fejenordin në këtë ndeshje realizuan edhe Stiven Berguis dhe Toni Vilena.

Në gjysmëfinalen tjetër AZ Alkmari demoloi Tuenten, duke e mundur me rezultatin 4:0. Finalja e madhe e Kupës së Holandës në program është me datë 22 prill, dhe e njëjta do të zhvillohet në Roterdam, që do të jetë një përparësi e madhe për Fejenordin, që me një triumf eventual të shpëtojë sezonin e dobët, duke pasur parasysh se nuk ka asnjë shans për të mbrojtur titullin e kampionit në Holandë, ndërsa gjithashtu shumë herët u përshëndet me garat në Ligën e Kampionëve Europian.

Leave a Reply