Shkëndija mbyll pjesën e parë me dy gola epërsi (VIDEO)

Shkëndija e ka mbyllur me dy gola epërsi pjesën e parë ndaj Pobedës, njofton “infOSport.mk”. Ashtu edhe siç pritej skuadra tetovare dominoi 45 minutëshin e parë, duke mos i dhënë fare hapësira skuadrës kundërshtare për të shpresuar më shumë. Goli i parë erdhi në minutën e 9-të.

Radeski shenon ndaj Pobedes

GOOOOOOOOOOOLGOLI I RADESKIT NDAJ POBEDËSSHKËNDIJA – POBEDA 1:0(M. Radeski 9')

Публикувахте от infosport.mk в 3 март 2018 г.

Egzon Bejtullai mjaft mirë udhëhoqi një aksion nga e djathta, duke pasuar për Armend Alimin brenda zonës, ndërsa ky i fundit edhe më mirë asistoi brenda 5-metërshit të portierit Tofiloski për sulmuesin Marjan Radeski, që nuk e kishte aspak të vështirë për të shënuar për rezultat 1:0.

Ky gol ishte valid deri në minutën e 37-të, atëherë kur në skenë doli Izair Emini, i cili në manirin e golashënuesve të mëdhenj, pasi tejkaloi edhe portierin kundërshtarë shënoi për 2:0.

Izair Emini shenon per 2:0 ndaj Pobedes

GOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOLSHKENDIJA SHENON EDHE GOLIN E DYTE NE NDESHJEN NDAJ POBEDESSHKENDIJA – POBEDA 2:0(I. Emini 37')

Публикувахте от infosport.mk в 3 март 2018 г.

Është kjo ndeshja e parë e javës së 22-të, pas së cilës Shkëndija do të vazhdojë të kryesojë bindshëm tabelën e klasifikimit në elitën e futbollit vendor.

Leave a Reply