Mëso datën e shortit të ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Liga më prestigjioze europiane, Liga e Kampionëve ka mësuar emrat e 4 skuadrave të para çerekfinaliste, që pritet që deri në fund të luftojnë për këtë trofe. Më datat 13 dhe 14 mars, do të zhvillohen edhe 4 ndeshje të tjera, të cilat do të kompletojnë listën me ekipet çerekfinaliste, që do t’u bashkohen  Realit të Madridit, Liverpulit, Juventusit dhe Mançester Sitit.

Shorti për fazën çerekfinale do të hidhet më datë 16 mars, duke filluar nga ora 12:00, në Nion të Zvicrës.

Ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampioneve do të zhvillohen me datat 3 dhe 4 prill, ndërkohë që një javë më vonë do të luhen ndeshjet e kthimit. Finalja e madhe është planifikuar të luhet më 26 maj në Kiev të Ukrainës.

Leave a Reply