Bomba e Xhakës që turpëroi Donaruman (VIDEO)

Granit Xhaka ju jep fund shpresave të Milanit si duket në takimin e sontshëm të 1/8 së finales së Liga Europa, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti shqiptarë me armën e tij më të fortë, këmbën e majtë shënoi një gol të bukur nga distanca, duke turpëruar portierin milanez Xhaluixhi Donaruma.

Goditja e Xhakës ishte aq e fuqishme, sa që portieri italian nuk arriti as që të kap, as që të devijoj jashtë kuadratit, me ç’rast Arsenali në minutën e 71-të për herë të parë po avanson sonte ndaj Milanit, skuadër kjo e cila është pranë eliminimit nga Liga Europa, duke pasur parasysh se “kuqezinjtë” në ndeshjen e parë në “Ssan Siro” kishin pësuar disfatë me rezultatin 1:2.

Leave a Reply