Milevski merr 5 shqiptarë në përfaqësuesen U21 të Maqedonisë

Seleksionuesi i përfaqësueses U21 të Maqedonisë, Blagoja Milevski ka publikuar listën me futbollistët që do t’i llogaritë për dy ndeshjet ndaj Rusisë dhe Austrisë në kuadër të kualifikueseve për Evropianin 2019-të që do të zhvillohet në Itali.

Milevski për këto dy ndeshje ka ftuar gjithsej 22 futbollist, ku në mesin e tyre edhe 5 shqiptarë, si Besart Krivenjeva, Nehar Sadiki, Enur Totre, Besar Iseni dhe Omar Imeri.

Grumbullimi i parë i Shpresave të vendit do të jetë të hënën në orën 11:00 te hoteli ‘Grand Plaza’, përderisa stërvitja e parë do të zhvillohet pasdite. Maqedonia ndeshjen ndaj Rusisë do ta zhvillojë me 23 mars në Shkup, ndërsa përballjen me Austrinë e luan në transfertë 5 ditë më vonë.

Leave a Reply