Sportingu shënon në vazhdime, bëhet skuadra e 5-të çerekfinaliste (VIDEO)

Sportingu i Lisbonës është skuadra e pestë çerekfinaliste në kuadër të Liga Europa, pasi vetëm pak minuta më parë arriti që të eliminojë skuadrën çeke të Viktoria Plzen, njofton “infOSport.mk”.

Pasi vendasit e Plzen gjatë 90 minutave lojë falë golave të shënuar nga Bakos (6’, 64’) avansuan me rezultatin 2:0, rezultat ky i ngjashëm si ai i ndeshjes së parë në favor të Sportingut të Lisbonës, ndeshja u drejtua ka vazhdimet dy herë nga 15 minuta, ku më të suksesshëm u treguan mysafirët nga Portugalia, të cilët në minutën e dytë shtesë të vazhdimit të parë me anë të Batalja shënuan golin e shumë dëshiruar, i cili u mungoi për gjatë 90-të minutave.

Vlen të ceket se Sportingu i Lisbonës në minutën e 92-të, të kohës së rregullt me anë të sulmuesit të saj Bast Dost humbi penalti.

Golat nga ndeshja midis Plzen dhe Sportingut mund ti ndiqni KËTU.

Leave a Reply