Golazooooo nga ana e Çalhnooglu, por Arsenali kundërpërgjigjet shpejtë  (VIDEO)

Një super gol i shënuar nga ana e Hakan Çalhanoglu në minutën e 35-të riktheu shpresat e Milanit, mirëpo që shumë shpejt i shuajti një penalti e paqenë në favor të Arsenalit, të cilën e përfitoi sulmuesi Uellbek.

Mesfushori turke me një goditje të fuqishme nga mbi 30 metra fillimisht në minutën e 35-të shënoi një super gol, duke shënuar për 0:1, teksa Uellbek në minutën e 39-të nga pika e bardhë barazoi shifrat në 1:1.

Milani në anën tjetër pretendoi për një penalti pas prekjes me dorë të njërit prej mbrojtësve të Arsenalit, pas tentativës së Andre Silva, i cili protestoi drejt arbitrit, duke kërkuar penalti, mirëpo për këtë protestë u ndëshkua me të verdhë.

Golat nga pjesa e parë midis Arsenalit dhe Milanit mund ti ndiqni KËTU.

Leave a Reply