Osmani: Çdo fitore e jona na afron më afër titullit

Shkëndija sot në Tetovë në kuadër të javës së 24-të mundi Sileksin me rezultatin minimal 1:0. Ishte kjo ndeshja e 9-të për “kuqezinjtë” në një afat kohor prej pak më shumë se një muaji, në të cilën arriti edhe fitoren e 6-të, teksa në tre ndeshjet e tjera kanë arritur barazime. E gjithë kjo ka bërë që skuadra të ndjejë lodhje, ndërsa tre pikët përballë ekipit kualititiv nga Kratova në ndeshjen e sotme të siguruara me disa mungesa të rëndësishme në formacion vlerësohen lartë nga trajneri Qatip Osmani. Tekniku kuqezi lavdëroi paraqitjen e të rinjëve Totre e Fazllagiç, ndërsa vlerëson se Shkëndija me çdo fitore të rradhës gjithnjë e më shumë i afrohet titullit të kampionit.

Sigurisht se jemi të kënaqur me fitoren e arritur përballë një rivali kualitativ si Sileksi. Edhe në ndeshjen e kaluar me Renovën u ndje lodhje te futbollistët, pasi kjo është ndeshja e 9-të që luajti Shkëndija brenda një muaji. Sot kishim mungesa të disa futbollistëve dhe arritëm të fitojmë, duke vazhduar ecurinë tonë e cila me çdo fitore të rradhës na afron te titulli i kamponit. Pauza në kampionat është e mirëseardhur për të pushuar skuadra, sepse duam të vazhdojmë me këtë seri deri në fund”, – shprehet trajneri, Qatip Osmani.

Shkëndija pikërisht nën drejtimin e tij gjatë sezonit 2010/2011 ishte shpallur kampione e Maqedonisë, ndërsa tash pas plotë 7 viteve, sërish nën drejtimin e Osmanit është në rrugë të mirë që të rikthejë këtë titull në Tetovë.

Leave a Reply