Ramadani me shumë ndryshime në formacionin e Shkupit

Para pak çastesh trajneri i ri i FC Shkupit, Zekirja Ramadani zbuloi formacionin me të cilin do të zbret në fushën e stadiumit në Gostivar për tu përballur me Skopjen, njofton “infOSport.mk”.

Është kjo ndeshja e fundit e javës së 24-të në elitën e futbollit vendor, në të cilën “bardhekaltërit” nga Çairi shihen si favorit, ndërsa bie në sy dyshja që do të ndihmojë Bazhe Ilijoskin në repartin e sulmit, Fatih Ismaili dhe Basilio Ndong, të cilët do të fillojnë për herë të parë në formacionin e parë gjatë stinorit pranveror.

Në mungesë të portierit Suat Zendeli, në portë do të jetë Burhan Mustafa, teksa reparti i mbrojtjes nuk ka pësuar ndryshime, me Marianon i cili do të zëvendësojë në krahun e djathtë Edis Maliqin. Në mesfushë Zekirja Ramadani ka vendosur të ju besoj Emre Xhan, Kristijan Stojkoskit dhe Rron Brojas.

Leave a Reply