Miqësoret e Kombëtarëve, sjellin 4 super-përballje!

Në qershor starton Kampionatin Botëror i Rusisë 2018, ndërsa përfaqësueset vazhdojnë të përgatitet për këtë eveniment madhor. Në afatin e këtij muaji të caktuar nga FIFA për ndeshje kontrolluese, do të kemi rastin t’i shohim katër super-përballje.

Rusi-Brazil – 23 mars, 17:00 
Vendasit do të presin një nga ekipet favorite për të triumfuar në Rusi. Kjo ndeshje do të jetë një provë për Brazilin, që nuk do të ketë në dispozicion Neymar, lojtari më i mirë i pesë herë kampionëve të botës. Gjithsesi, ata do të kërkojnë t’i japin vazhdimësi ecurisë pa humbje nën drejtimin e Tite.

Gjermani-Spanjë – 23 mars, 20:45
Mund të konsiderohet një finale e parakohshme duke parë se këto dy kombëtare janë mes ekipeve favorite për të ngritur kupën në Rusi dhe janë dy ekipet që kanë fituar dy botërorët e fundit. Të dy përfaqësueset kanë në përbërje disa prej mesfushorëve më të mirë të botës dhe pritet të zhvillojnë një lojë të hapur.

Holandë-Angli – 23 mars, 20.45 
Holanda nuk do të jetë në Kupën e Botës, por kjo sfidë do të jetë një provë interesante për Anglinë, për të matur përmirësimin e tyre, edhe pse “Tre Luanët” nuk do të kenë në dispozicion Harry Kane për shkak dëmtimi.

Itali-Argjentinë – 23 mars, 20:45
Edhe pse nuk është kualifikuar në Kupën e Botës, Italia mbetet një nga kombëtaret më tërheqëse dhe do të përballet me Argjentinën e Leo Messi-t, teksa trajneri Sampaoli ka akoma dyshime mbi formacionin titullar.

Leave a Reply