Çmendet Reali, 60 milionë euro për portierin brazilian

Real Madridi po përgatit një ofertë të çmendur për shërbimet e portierit të Romës, Alison Beker. Sipas asaj që raporton e përditshmja italiane, “Corriere dello Sport”, drejtuesit e skuadrës “madrilene” janë të gatshëm të ofrojnë plotë 60 milion euro për shërbimet e portierit  brazilian.

Jo vetëm kaq, por gazeta në fjalë shpjegon se Real Madridi do të vendosë në tavolinë një kontratë pesëvjeçare për portierin, me normë fitimi prej pesë milionë eurosh në sezon.

Alison me Romën ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe drejtori sportiv i klubit kryeqytetas, Monchi, ka bërë të qartë se portieri nuk do të lëvizë gjatë verës, por e vërteta është se gardiani brazilian është një nga objektivat kryesore të ekipit “madrilen” për sezonin e ardhshëm.

Edhe vetë Alison është i vetëdijshëm për interesin e Realit të Madridit dhe ka pranuar se ndjehet mirënjohës për këtë interesim të kampionëve në fuqi të Spanjës dhe Europës.

Leave a Reply