Verati: PSZH-ja pa Nejmarin si Barcelona pa Messin

Mesfushori italian i Paris Sen Zhermenit, Marko Verati ka folur për eliminimin e skuadrës së tij nga Real Madridi në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve Europian, duke e justifikuar atë disfatë edhe përmes mungesës së Nejmarit në ndeshjen kthyese në “Parkun e Princërve”.

“Disa detaje e bëjnë dallimin. Bëmë shumë në ndeshjen e parë, por prapë dallimi ishte dy gola”, – tha Verati.

“Neve po ashtu na mungoi Nejmari, e që është sikur t’ua marrësh Messin Barcelonës” – ishin fjalët e Veratit, i cili në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Paris ishte ndëshkuar me të kuq (dy kartonë të verdhë).

Rikujtojmë PSZH-ja humbi të dyja ndeshjet përballë Realit të Madridit. Fillimisht në “Santiago Bernabeu” pësoi disfatë me rezultatin 1:3, që më pas në “Parkun e Princërve” të mundet me shifrat 1:2.

Leave a Reply