Kumanovari Misini i artë në Kampionatin Ballkanik për senior në Turqi

Karateisti kumanovar Mursel Misini është shpallur kampion Ballkanik në konkurrencë të seniorëve. Ai në këtë event të rëndësishëm që po mbahet në Stamboll të Turqisë në finalen e madhe në kategorinë deri në 75 kg mundi garuesin nga Kosova, Blodin Pakashtica.

Është ky pa dyshim një sukses i madh për karateistin e Klubit nga Kumanova, Bashkimi, ndërsa duke i uruar medaljen e arrit, shpresojmë se edhe garuesit tjerë nga Maqedonia do të na gëzojnë me medalje nga ky Kampionat, i cili përfundon gjatë ditës së nesërme.

Leave a Reply