Maqedonia vetëm barazim ndaj Azerbajxhanit (VIDEO)

Maqedonia edhe në ndeshjen e dytë miqësore të marsit ka barazuar, duke vazhduar në këtë mënyrë serinë e ndeshjeve pa humbje që daton nga ndeshjet eliminatore të fundit për Botërorin “Rusi 2018”, njofton “infOSport.mk”.

Pas barazimit pa gola ndaj Finlandës 4 ditë më parë, sot të besuarit e trajnerit igor Angellovski barazuan me shifrat 1:1 ndaj Azerbajxhanit.

Në ndeshjen e zhvilluar në Turqi, të parët që avansuan ishin azerët, edhe atë falë një goli të shënuar nga pika e bardhë me anë të Riçaard në minutën e 6-të, ndërsa po nga e njëjta mënyrë shënuan edhe futbollistët e përfaqësueses së vendit tonë, me autorë Aleksandar Trajkovski.

Pikërisht Trajkovski e nisi ndeshjen si sulmues, duke lënë në bankinë Nestorovskin, i cili u inkuadrua në lojë gjatë pjesës së dytë, njëjtë sikurse edhe dy futbollistët shqiptarë, Arijan Ademi dhe Ezgjan Alioski, ndërsa që nga minuta e parë në lojë ishin edhe Visar Musliu dhe Enis Bardhi.

Ky i fundit u zëvendësua gjatë pjesës së dytë, e cila nuk dhuroi ndonjë rast më konkret për Maqedoninë, që në këtë mënyrë regjistron edhe barazimin e dytë brenda pak ditëve.

Foto: gol.mk

Leave a Reply