Kapellos i përfundon aventura kineze

Fabio Kapello është shkarkuar nga posti i trajnerit te skuadra kineze Zhiangsu Suning.  Arsyeja e largimit të Kapellos kanë qenë dy humbjet e radhazi në kampionatin kinez. Drejtuesit e Zhiangsu pavarësisht këtij vendimi të shkarkimit, janë të detyruar të paguajnë një pagë të majme prej 10 milionë eurove italianit.

Kapello mori drejtimin e ekipit në qershor të 2011-tës dhe kishte për objektiv shmangien e rënies nga kategoria. Zhiangsu e mbylli 2017-tën në vendin e 12-të, ndërsa në sezonin e ri në 3 takime arkëtuan vetëm 3 pikë. Zëvendësues i italianit pritet të jetë rumunin Kosmin Olariou, me këtë të fundit i cili pritet të zyrtarizohet ditëve në vijim.

Leave a Reply